Për dhunen nuk duht që të heshtet
Ambasada e parë e fëmijëve në botë Megjashi , ka filluar fushatën nën moton “Nuk duhet të heshtim për dhunën“. Qëllimi i kësaj fushate është të informojë publikun mbi problemin e dhunës në të cilën janë të ekspozuar fëmijët në Maqedoni.
“Ne duhet të flasim rreth dhunës dhe abuzimit të fëmijëve. Pasojat janë shumë serioze. Frikë, pasiguria, vetëbesimi i ulët, mosbesimi për mbrojtje institucionale dhe mos informimi për shërbimet që duhet të ofrojnë ndihmë dhe mbështetje, janë arsyet më të shpeshta që fëmijët heshtin, vuajnë dhe rrallë raportojnë dhunën “, thotë Megjashi.
Categories: Campaigns